Gjatë 24 orëve të fundit, transmetimi live i Big Brother VIP Kosova është ndërprerë disa herë, ndërsa brenda shtëpisë kanë ndodhur një sërë situatash të rënda që kanë detyruar produksionin të reagojë urgjentisht.
Sipas burimeve, gjithçka ka nisur gjatë një feste të organizuar nga produksioni, ku banorëve u është servirur alkool në sasi të mëdha. Si pasojë, shumica e tyre kanë konsumuar pa masë, duke krijuar skena të papërshtatshme për transmetim. Më e rënduar ka qenë gjendja e Benitës, e cila ka marrë ndihmë mjekësore fillimisht në Dhomën e Rrëfimeve, e shoqëruar nga Klodi, për t’u dërguar më pas në ambientet e Spitalit Amerikan. Në gjendje të vështirë kanë qenë edhe Alba, Dolce dhe Limi.
Burimet bëjnë me dije se Alba, për shkak të gjendjes emocionale dhe faktit që Dhoma e Rrëfimeve ishte e zënë, ka kaluar natën jashtë ambienteve të shtëpisë, konkretisht në zyrat e produksionit. Ajo raportohet se ka kërkuar largimin nga gara, duke shprehur hapur xhelozi dhe mërzi për raportin e Dolces me Limin.
Një tjetër ndërprerje e menjëhershme e audios ka ndodhur gjatë festës, kur Limi dyshohet se ka bërë një kërkesë të papërshtatshme live, çka ka detyruar regjisë të ndërhyjë për të mos u dëgjuar në transmetim.
Po ashtu, rreth orës 05:00 të mëngjesit, të njëjtat burime pretendojnë se Dolce dhe Limi kanë pasur marrëdhënie intime brenda shtëpisë, detaj që nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni.
Situata ka shkaktuar reagim të ashpër edhe nga familja e Benitës, e cila thuhet se ka kontaktuar vazhdimisht produksionin për të marrë informacion mbi gjendjen e saj shëndetësore. Sipas burimeve, komunikimi ka munguar për orë të tëra, derisa nëna e saj ka paralajmëruar se do t’i drejtohej policisë.
Ndërkohë, Lim Hoti raportohet se është informuar për viralitetin e një videoje të vjetër ku shihet duke u sulmuar fizikisht, çka ka ndikuar në përshkallëzimin e gjendjes së tij emocionale gjatë ditës së sotme.
Ngjarjet e fundit kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi kontrollin e produksionit dhe sigurinë e banorëve, teksa publiku pret reagim zyrtar.