Rike Roci i kthehet rrugës së drejtë, shkon në Meke për të kryer Umren

Rike Roci ka zgjedhur të ndajë me publikun një moment tejet personal dhe shpirtëror, duke lënë përkohësisht pas shkëlqimin dhe zhurmën e botës së showbizit për një udhëtim domethënës në Mekë.

Ish-banorja e Big Brother VIP është shfaqur e veshur me abaja të zezë në tokën e shenjtë, ku ka kryer ritualin e Umres, një hap që ajo e cilëson si realizimin e një ëndrre të hershme dhe shumë të dashur për të.

Në postimin e saj prekës, modelja shpreh përulësi dhe mirënjohje të thellë, duke shkruar: “Allah faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu… Një përvojë që do ta mbaj përgjithmonë në zemër.”