E FUNDIT: Biznismeni i njohur shqiptar ka rrahur shokun e ngushtë të Lumir Abdixhikut mbrëmë, çka ndodhi

Biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, po raportohet se të premten mbrëma janë përfshirë një konflikt fizik, në një lokal në Prishtinë.

Sipas disa mediave shqiptare, Ademi ka grushtuar Havollin mbrëmë, përcjell gazeta online Reporteri.net. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e vona të natës, në një lokal në Prishtinë.

“Pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike. Theksohet se Valon Ademi akuzohet se e ka sulmuar dhe goditur Havollin në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, raporton BalkanWeb.

Sipas mediumit, pas rrahjes, Sokol Havolli është paraqitur në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Gazeta online Reporteri.net deri më tash nuk ka arritur ta konfirmojë raportimin, as nga palët që pretendojnë se janë të përfshira në rrahje, e as nga Policia e Kosovës.

Biznesmeni Valon Ademi, muajve të fundit u bë i njohur në Shqipëri për shkak se u lidh me disa investime të përfolura rreth Aeroportit të Vlorës, duke e vënë në qendër të një skandali të bujshëm atje.

Derisa, Sokol Havolli ka mbajtur më herët funksione të rëndësishme publike në Kosovë, përfshirë postin e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe drejtuesit të ndërmarrjes publike “Parking Prishtina”. Ai ka qenë gjithashtu kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, por nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës.