S’ka më pritje! Pak ditë pas suksesit të “Memories”, Gjesti jep lajmin që i gëzoi të gjithë: Ja çfarë po ndodh!

Pas suksesit të këngës së tij “Memories”, e cila ka shënuar miliona shikime dhe është renditur në “trending” në shumë vende evropiane, reperi dhe këngëtari kosovar Gjesti ka ndarë me fansat një video nga studio.

Në mbishkrimin e videos ai thotë se është “pothuajse gati”, duke njoftuar se ai vazhdon me këngë të re.

Kjo ka ngjallur entuziazëm të madh te ndjekësit e tij, të cilët presin projektin e ardhshëm muzikor.

Kënga e fundit e Gjestit, “Memories”, i dedikohet vëllait të tij të ndjerë dhe është pritur tepër mirë nga publiku, duke arritur miliona klikime në platforma si YouTube në vetëm disa ditë pas publikimit.