“I PREKA, KISHIN ENDE PULS”/ Dëshmia rrënqethëse e fqinjit që gjeti trupat e familjes shqiptare

Një tragjedi e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytezën e vogël të Porcarit, në Itali, ku një familje shqiptare humbi jetën për shkak të helmimit nga rrjedhja e gazit.

Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeç, djali Hajdar, 22 vjeç dhe vajza Xhesika, 15 vjeç, humbën jetën pasi monoksidi i karbonit doli nga kaldaja e prishur brenda shtëpisë.

Ernest Çela, një nga fqinjët e familjes, i cili mbërriti në vendin e ngjarjes, ka përshkruar momentet e gjetjes së katër trupave të pa jetë.

“Mbrëmë, rreth orës 21:30, erdhi patrulla e policisë, së bashku me vëllain e kryefamiljarit që kishte ndërruar jetë. Hymë menjëherë në banesë dhe ngjitëm në katin e dytë. Aty pashë katër trupat pa jetë të shtrirë në tokë. E kontrollova menjëherë për të parë nëse kishin ende puls dhe deri atëherë, ata kishin ende shenja jete. Por në momentin që xhaxhai humbi ndjenjat, edhe unë dhe babai im, bashkë me dy karabinierët, filluam të ndiheshim në vështirësi. Aty kuptuam se kishte diçka në ajër, një gaz apo substancë tjetër. Fillimisht erdhi ambulanca, e pas saj zjarrfikësja”, tha ai.

Për këtë ngjarje tragjike reagoi dhe kryetari i Bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, duke thënë: “Një familje e tërë, familja Kola, ka humbur jetën në shtëpinë e tyre, ndoshta për shkak të monoksidit të karbonit që shpërtheu nga kaldaja me defekt. Jemi të gjithë të tronditur dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike”.