LAMTUMIRË 8-ORËSHI! / Gjermania bën lëvizjen historike: Ja sa orë do të punohet tani në shtetin e fuqishëm!

Ministria Gjermane e Ekonomisë kërkon heqjen e ditës së punës tetë-orëshe

Ministria Gjermane e Ekonomisë ka bërë thirrje për heqjen e modelit tradicional të ditës së punës tetë-orëshe, duke promovuar zbatimin sa më të shpejtë të reformës së planifikuar për fleksibilizimin e orarit të punës.

Ideja është që puna ose të ulet në 30 orë në javë ose të ketë fleksibilitet në orarin e punës, të mos ketë orare fikse.

Sipas autoriteteve gjermane, ndryshimi synon t’u përshtatet më mirë nevojave të tregut modern të punës dhe rritjes së produktivitetit, duke u dhënë punëdhënësve dhe punëmarrësve më shumë fleksibilitet në organizimin e kohës së punës.

Reforma e propozuar ka hapur debat të gjerë publik dhe politik në Gjermani, ndërsa sindikatat shprehin shqetësim për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe balancën mes jetës profesionale dhe asaj private