DRON NË BBVA 5.. Mesazhi që trazoi shtëpinë: Çfarë shkruhej në dronin e dedikuar për Luiz Ejllin?

Një surprizë nga ajri ka mbërritur mesditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë një mesazh që ka trazuar jo pak qetësinë e banorëve aktualë.

Teksa konkurrentët ndodheshin në oborr, ka qenë Rogerti ai që ka diktuar i pari dronin mbi shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë Luizin. Banderola mbante një shkrim që rikonfirmonte statusin e këngëtarit në sytë e mbështetësve të tij: “Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”.

Sapo e ka lexuar mesazhin, Luiz Ejlli nuk e ka humbur rastin për të thumbuar sërish banorët me humorin e tij karakteristik, duke u kujtuar pozicionin e tyre në atë shtëpi.

“Ju kam thënë që jeni qiraxhinj këtu”, u shpreh ai me të qeshur.