“THUAJE SI BURRAT!” Xumi “gozhdon” Luiz Ejllin: Zbulon bisedat e fshehta për produksionin që askush s’duhej t’i dinte!

Nuk ka vonuar përgjigja e Xum Allushit pas deklaratës virale të Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku ky i fundit ironizoi frazën e tij të famshme për “fikjen e dritave”.

Nëse Luizi pretendoi se i kishte thënë Xumit që dritat fiken vetëm nëse nuk paguhet fatura, ish-banori ka reaguar ashpër në Instagram, duke e quajtur Luizin “gënjeshtar” dhe duke zbuluar, sipas tij, versionin e vërtetë të bisedës.

Përmes një postimi në Instastory, Xumi ka hedhur akuza të forta, madje duke prekur edhe tema delikate nga e kaluara e Luizit në BBV2.

“O mbreti i shqiptarëve, mos u bë rrencak. Thuju si burrat atë që më the dhe tekstualisht më përmende: ‘Ti e di si i bën produksioni punët? Kaç thu’”, shkruan Xumi, duke lënë të kuptohet se Luizi privatësisht ia kishte faturuar fajin produksionit për eliminimin e tij, dhe jo paaftësisë së Xumit.

Por sulmi nuk është ndalur me kaq. Xumi ka lëshuar një thumb të rëndë duke iu referuar historisë së sëmundjes së Luizit në edicionin e dytë:

“Më mirë kishe shpik ndonjë sëmundje tjetër; kishe bë bujë më shumë se kjo shaka. Gjithsesi jam i vetmi banor që përmendem akoma sot e dy vjet… Një kërcim i imi ishte baraz me shumë ‘humore’ tuajat”, ka shkruar ai i revoltuar.