Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale si Hati, ka reaguar pas raportimeve të publikuara gjatë ditës së sotme, ku emri i saj u përmend në kuadër të materialeve audio dhe video që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi.
Sipas raportimeve, Hati është përmendur mes personazheve që pretendohet se shfaqen në regjistrimet e realizuara në zyrën e Agasit. Megjithatë, në këto raportime nuk paraqiten prova që e lidhin Hatixhen me ndonjë veprimtari të paligjshme.
Pas publikimit të lajmeve, Hati ka reaguar përmes një videoje në Instagram, ku shprehu revolten ndaj përmendjes së emrit dhe imazhit të saj.
“Unë nuk e kuptoj që nuk ju ec lajmi pa vënë fytyrën time ose emrin tim, se doni me hangër bukë në kurriz tim. Po na keni qarë kokën, na keni lodhur trutë”, u shpreh ajo.
Më tej, Hati kërkoi që të publikohen prova për atë që është raportuar dhe kundërshtoi mënyrën se si është përfshirë në këto lajme.
“Ku i keni provat? Nxirrni provat. A keni Zot apo s’keni? Nuk ju marr vesh”, tha ajo në reagimin e saj.
/Prive By Liberta Spahiu