Publikimi i videove që kanë vendosur në qendër të vëmendjes Eli Farën dhe Adi Hilën ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi online, ndërsa diskutimi është zhvendosur edhe në profilin e këngëtares në Instagram.
Në postimet e fundit të Eli Farës kanë nisur të shfaqen komente që lidhen drejtpërdrejt me videot e publikuara. Një pjesë e përdoruesve kanë zgjedhur ironinë dhe batutat, ndërsa të tjerë kanë reaguar me emoji apo me komente më të ashpra.
“Eli Milfi 😂”, shkruan një prej ndjekësve, ndërsa një tjetër koment që ka marrë dhjetëra pëlqime thotë: “Sa bukur kalëron o Milf…”.
Në të njëjtin postim shihen edhe disa reagime vetëm me emoji, kryesisht në formë kundërshtuese apo përqeshëse, ndërsa nuk kanë munguar as komentet fyese dhe vulgare.
Reagimet tregojnë se publikimi i videove ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke bërë që një pjesë e ndjekësve të zhvendosen direkt në profilin e këngëtares për të komentuar.
Deri në këto momente, të paktën nga ajo që shihet publikisht në profilin e saj, Eli Fara nuk ka dhënë një reagim të drejtpërdrejtë lidhur me komentet që kanë vërshuar pas publikimit të pamjeve.

