Të gjithë prisnin të fliste për videot, por Eli Fara rrëfen këtë histori të pazakontë në televizion

Këngëtarja e njohur Eli Fara është rikthyer në ekran, ku ka rrëfyer një histori të pazakontë nga një dasmë ku kishte qenë e ftuar.

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ajo tregoi se kishte shkuar e përgatitur për të marrë pjesë në dasmë, por situata që gjeti atje e habiti.

Sipas rrëfimit të saj, personi që drejtonte dasmën u jepte vazhdimisht udhëzime të ftuarve, duke u treguar se kur duhej të ngriheshin dhe kur të uleshin.

Kjo situatë nuk i pëlqeu këngëtares, e cila vendosi të largohej nga dasma. Ajo u njoftoi muzikantëve se do të dilte jashtë, mori makinën dhe u largua, duke e ndërprerë kështu pjesëmarrjen në festë.