Këngëtarja që fjeti në shtëpinë e Adrian Hilës i drejtohet gruas së tij me dy fjalë

Bëhet fjalë për këngëtaren Vesa Smolica, e cila ishte pjesë e spektaklit “Gjeniu i vogël”, të organizuar nga kompozitori Adrian Hila.

Përmes një shkrimi në Instagram, Vesa ka treguar se kur ishte vetëm 14 vjeç, për disa muaj qëndroi në shtëpinë e familjes Hila.

Gjatë asaj kohe, ajo ka fjetur me vajzat e Adrian Hilës dhe ka qëndruar nën kujdesin e bashkëshortes së tij, Kaludias. Për të, Vesa ka shprehur vlerësim dhe mirënjohje, duke e përmendur me fjalë të mira.

Në këto momente të vështira për të, këngëtarja i ka uruar forcë dhe përballim të situatës me dinjitet, shkruan “Kosovarja”.