Protesta në Tiranë/ Gjykata merr vendimin për të rinjtë e arrestuar

Gjykata ka caktuar sot

masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për pesë të rinj të ndaluar në lidhje me protestat në Tiranë. Përfaqësues të opozitës e kanë cilësuar vendimin të padrejtë.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se mes tyre është Klevi Meta, i cili nuk mundi të paraqitej në seancë pasi ndodhet ende në spital. Ai pretendon se i riu ka pësuar dëmtime nga ndërhyrja e policisë gjatë protestës.

“Për fat të keq, gjykata sot nuk shërbeu as drejtësi dhe as interesin publik, por dha një dorë në sistemin shtypës, dhunues e kriminal të Edi Ramës”, shkruan Këlliçi.