Vetëm dy javë pas nisjes, Luizi hiqet nga ekrani: Ja kush e zëvendëson sonte

Emisioni “Live me Luizin” nuk do të transmetohet sonte në Top Channel,

për shkak të ndryshimeve në programacion pas zhvillimeve të fundit dhe protestave në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, në vend të tij do të shfaqet një edicion special i “Top Story” me Grida Dumën, kushtuar situatës në vend dhe analizës së ngjarjeve.

Ndërprerja është e përkohshme: spektakli i Luiz Ejllit, që nisi më 2 tetor, do të rikthehet javën e ardhshme.