Caktohet protesta për largimin e Albin Kurtit: Ja kur do të mbahet dhe kush e thirri

Një protestë për dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti është paralajmëruar për 1 nëntor, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Organizatori Durim Aliu ka ftuar qytetarët të marrin pjesë me familjarë, miq dhe pankarta, duke shprehur pakënaqësitë në mënyrë paqësore. Ai ka deklaruar se do të njoftohet edhe Policia e Kosovës.

“Është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe kërkesat tona të shprehen hapur, me dinjitet dhe vendosmëri”, thuhet në thirrje.