Reagon për herë të parë familja e Erjonit të plagosur nga Policia: Kanë dy fjalë për Edi Ramën

JOQ raporton se familja e Erjon Vishkullit kundërshton deklaratat e Edi Ramës për mbështetjen shtetërore.

Sipas familjarëve, transferimi i tij në Itali është financuar me kursimet e tyre.

28-vjeçari u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së të shtunës në Tiranë, dyshohet nga një plumb gome. Pas incidentit, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës.

Gazetari Flavio Qarri kishte raportuar se i riu kishte humbur shikimin në syrin e dëmtuar. Megjithatë, gjendja përfundimtare dhe mundësitë e rikuperimit mbeten për t’u vlerësuar nga mjekët specialistë.