“S’ta fal njeri dhimbjen e fëmijës!”/ Olta Gixhari shpërthen pas pamjeve nga protesta

Aktorja Olta Gixhari ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri dhe përplasjet e raportuara mes protestuesve dhe policisë.

Në Instagram, ajo ka publikuar fotografi të një përplasjeje me policinë dhe një kolazh me të rinj të pajisur me mjete mbrojtëse. “S’ta fal njeri dhimbjen e fëmijës!”, ka shkruar aktorja.

Edhe më herët, Gixhari kishte kërkuar ndalimin e dhunës dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve.