FOTO/ Ky është bashkëshorti i Arlinda Zekajt: U ndalua nga Policia, dy orë më vonë ndodhi tragjedia

Policia e Kosovës ka publikuar kronologjinë e ngjarjes së të dielës në Vitomiricë të Pejës, ku 49-vjeçarja Arlinda Sylaj Zekaj u gjet pa shenja jete. Bashkëshorti i saj ishte tashmë në mbajtje kur ndodhi ngjarja.

Rreth orës 19:00, policia kishte pranuar një raportim për një situatë familjare. Pas intervistimit të çiftit, bashkëshorti, i identifikuar në raportimet mediatike si Jeton Sylaj, ishte ndaluar për 48 orë.

Arlinda kishte kërkuar të kthehej në banesë dhe ishte shoqëruar nga zyrtarët policorë. Rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se ajo ishte gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen në vendngjarje.

Si i dyshuar për rastin është identifikuar kunati i viktimës, Albert Sylaj, i cili ishte larguar nga vendngjarja. Policia po punon për lokalizimin e tij, ndërsa hetimet vijojnë në koordinim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive eventuale.