Fjalët që sot të ngrijnë gjakun/ Ja çfarë i tha Arlinda policit pak para tragjedisë

Avokatja Adelina Hoxha ka kërkuar përgjegjësi institucionale pas vdekjes së klientes së saj, Arlinda Sylaj Zekaj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Në një intervistë për Indeksonline, ajo ka folur mes lotësh dhe ka treguar se po merr terapi me infuzion.

“Prokuroria është përgjegjëse kryesore”, ka deklaruar Hoxha, duke kërkuar shqyrtimin e veprimeve institucionale. “Nuk kom me vdekë pa e çu dikon në burg”, ka shtuar ajo. Këto janë pretendimet e avokates, ndërsa përgjegjësitë eventuale mbeten për t’u verifikuar.

“Arlinda më ishte ba pjesë e jetës sime. Për çdo ditë më ka thirrë, e për çdo ditë kemi fol për hjekat e saj”, ka rrëfyer Hoxha. Për dëshirën e klientes për të parë të birin, ka shtuar: “Më ka thanë se po du me e pa djalin para se me vdekë”.

Bashkëshorti i Arlindës ishte ndaluar për 48 orë. Pas përfundimit të procedurave, ajo ishte kthyer në banesë, ndërsa rreth orës 21:10 autoritetet ishin njoftuar se ishte gjetur pa shenja jete.

Më 22 tetor, Arlinda kishte kërkuar ndërhyrje urgjente, zbatimin e një vendimi gjyqësor dhe shqyrtimin e veprimeve të zyrtarëve. Prokuroria në Pejë ka konfirmuar se parashtresa ishte regjistruar dhe u ishte përcjellë institucioneve për trajtim urgjent. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Burimi: Indeksonline.