Arjan Konomi ka akuzuar në Instagram Top Channel dhe “Portokallinë” se një skeç i transmetuar më 16 tetor nxiti revoltën studentore në Tiranë.
“Dje në darkë ishte Portokallia. Kush e pa? Se unë isha në protestë. Po s’e ka parë njeri, se asnjë publik në sallë s’kishte”, ka ironizuar ai.
“Top Channel bën atë që thotë një shprehje popullore: U përpoq të lajë mutin me shurrë dje. Pasi u bë shkaktar skeçi i Portokallisë dhe Top Channel që në 16 tetor shkaktuan lindjen e kësaj revolte studentore në Shqipëri. Top Channel dhe Portokallia ishin shkaktarët kryesorë që e ndezën këtë”, ka pretenduar Konomi.
“Skeçi ishte në 16 tetor, sot jemi në ditën e 13-të të protestës. Protesta nisi menjëherë pas atij transmetimi. As falje s’kanë kërkuar. U përpoqën ta shpjegonin që ishte satirë”, ka shtuar ai.
Konomi ka kritikuar edhe thirrjen e Agron Llakajt që studentët të mos dëmtojnë Tiranën, pasi prona publike u përket qytetarëve. “Përsëri po manipulohet situata nëpërmjet këtij fjalimi, që dhe vetë Agroni nuk besonte në ato që thoshte”, është shprehur ai.