Publikohet FOTOJA e Rezarta Shkurtës me Ergys Agasin/ Ja çfarë fshihet pas raportit të tyre

Rezarta Shkurta ka mohuar zërat për një takim të fundit me biznesmenin Ergys Agasi, të përmendur në hetimet e SPAK, duke sqaruar se njihen që nga fëmijëria.

“Ergysin e njoh që nga kopshti dhe kemi qenë bashkë në shkollë fillore deri në klasën e tetë”, ka shkruar ajo në Instagram.

“Më vonë kemi komunikuar në telefon, bashkë me familjarë të tij, për realizimin e seteve fotografike familjare të familjes së tij. Megjithatë, prej asaj kohe nuk jemi takuar personalisht”, ka sqaruar Shkurta.

“Nuk e dija që për të pasur miq duhej edhe certifikatë pastërtie nga opinioni publik!”, ka shtuar ajo me ironi.

Këngëtarja ka publikuar edhe një fotografi të vjetër të klasës: “Na u bë klasa e famshme. Quiz: Gjeni ku jam unë… dhe ku është Ergysi?”, ka shkruar ajo.