Big Brother VIP Kosova 5 do fillojë këtë të premte ku do ketë shumë surpriza, megjithatë, një emër i ri u zbulua tani.
Ajkune, e njohur për aktivitetin në industrinë e bukurisë, është konfirmuar si banore e “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo ka biznese në Zvicër dhe Kosovë, të lidhura me sallonet e bukurisë dhe produktet për kujdesin, ngjyrosjen dhe stilimin e flokëve.
Në videot e saj shfaqen edhe personazhe të njohura si Fifi, Elijona Binakaj, Genta Ismajli dhe Oriola Marashi.
