Pas videos me ish-banoren e BBVA 4, zëvendësministri thyen heshtjen

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, ka mohuar pretendimet se shfaqet në një video intime me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Amber.

Ai akuzon Senajda Kelmendin dhe Elton Tozajn se e kanë lidhur emrin dhe detyrën e tij me videon. Sipas Sulos, kjo situatë ka shkaktuar shqetësim edhe në familjen e tij.

Zëvendësministri thotë se ka përgatitur kërkesën për gjykim ndaj tyre dhe do t’i drejtohet gjykatës kompetente. “Do të ndjek çdo hap ligjor deri në fund”, është shprehur ai.