Surpriza të mëdha në BBVA 6/ Dalin emrat e 6 personazheve që do jenë banor – super spektakël

Disa emra po përmenden për “Big Brother VIP Albania 6”, por Top Channel nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Loki Magazine ka raportuar se Negisa Dido, fituesja e edicionit të shtatë të “She’s On Top”, pritet të jetë konkurrente. Në mediat rozë është përfolur edhe çifti i TikTok-ut, Albi Buzali dhe Xhesiana Zahoaliaj, pa u sqaruar nëse pjesëmarrja e mundshme do të ishte individuale apo si çift.

Ndërsa Helga Cako, vajza e Alfred Cakos, gazetari Milaim Zeka dhe deputeti Erion Braçe janë propozime të Bledi Manes. Gjatë intervistës në “She’s On Air”, ai tha se do të dëshironte t’i shihte në këtë format.