Sipas parashikimeve astrologjike, nëntori mund të sjellë mundësi financiare për Dashin, Binjakët, Bricjapin dhe Shigjetarin.
Dashi mund të marrë në gjysmën e parë të muajit një borxh të kthyer, pagesë të vonuar apo rimbursim. Rreth 12 nëntorit parashikohet një periudhë e favorshme për të rikthyer bisedat dhe marrëveshjet e pezulluara.
Binjakëve mund t’u vijnë oferta pune shtesë ose bashkëpunime përmes kontakteve të reja. Java e tretë shihet si e favorshme për marrëveshje, por kushtet duhen shqyrtuar me kujdes.
Bricjapi mund ta kthejë një projekt të vjetër në burim të ardhurash. Datat 9 dhe 10 nëntor përmenden si të favorshme për negociata, pa nxituar në pranimin e ofertës së parë.
Shigjetari mund të përfitojë nga bashkëpunimet ndërkombëtare apo një ofertë pune në qytet tjetër. Java e fundit e nëntorit parashikohet si periudhë për të diskutuar tarifa më të larta dhe zgjeruar bashkëpunimet.