Zhvillim i papritur/ Erion Veliaj dërgohet në spital, mësohet arsyeja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor

të të njëjtit burg në Fier. Sipas raportimeve, lëvizja është bërë pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ankesave të tij për mosvlerësimin e gjendjes shëndetësore.

Veliaj kishte pësuar dëmtime në këmbë gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit dhe kishte pretenduar se gjendja e tij nuk u mor parasysh gjatë transferimit në Fier.