Influencerja shqiptare Doresa, e cila jeton në Gjermani, ka rrëfyer se për katër vite kishte qenë viktimë e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare. Reagimi vjen mes diskutimeve për Jona Krasniqin e BBVK 5 dhe grupin me të cilin lidhet përvoja e saj.
Doresa tha se atëherë nuk kishte guximin të fliste publikisht dhe se përjetimet kishin pasur pasoja të rënda emocionale. Sot, ajo thotë se është më e fortë dhe dëshiron ta përdorë audiencën e saj për të mbështetur viktimat e bullizmit.
“Sot e kam këtë ndikim që dikur dikush gjithmonë tentonte të ma merrte. Sot dua të angazhohem në emër të të gjitha viktimave të bullizmit”, tha ajo.
Influencerja u bëri thirrje personave që përballen me bullizëm të mos heshtin dhe të mos lejojnë askënd t’ua cenojë vetëbesimin e dinjitetin.