Pas videos intime me Klein/ Andi Murra thyen heshtjen dhe tregon versionin e tij

Andi Murra ka reaguar për herë të parë ndaj pretendimeve në rrjetet sociale për një video intime mes tij dhe Kleit.

Ai mohoi se ka një marrëdhënie intime me të dhe tha se e njeh prej vitesh.

“Klei është jo vetëm motra ime, por e gjithë grupit. Klei ka qenë një studente nga akademia e Fierit, domethënë është rritur tek ne. Gjithashtu, Klei është e fejuar me një nga çunat që është te grupi ynë dhe të dëgjosh atë lloj gjëje është absurdi më i madh në jetën time. Marrëdhënia jonë është deri në familje me njëri-tjetrin. Ne jemi forcuar dhe jemi më shumë se kurrë bashkë”, tha Murra.

Pretendimet për videon nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.