Një raport i publikuar nga Ministria e Punës në Kosovë ka konstatuar neglizhencë, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë mbikëqyrjeje profesionale nga Qendra për Punë Sociale (QPS) në Pejë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt. Kunati i Zekajt dyshohet për vrasjen e saj.
QPS-ja e dorëzoi raportin e rastit në gjykatë më 5 tetor 2026, pas afatit shtatëditor të caktuar me aktvendimin e 24 shtatorit. Raportuesja e rastit mungoi pa arsyetim në seancën e 5 tetorit.
Inspektimi konstatoi gjithashtu se QPS-ja nuk e monitoroi rastin pas marrjes së aktvendimit të 7 shtatorit, ndonëse kishte detyrë të vepronte edhe pa kërkesë të posaçme nga gjykata.