Pas akuzave të Prokurorisë, Xhensila kundërpërgjigjet/ Ja çfarë deklaron për të ardhurat e saj

Xhensila Myrtezaj ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Tiranës për evazion të dyshuar fiskal prej 6 milionë lekësh të reja. Sipas saj, çdo e ardhur nga veprimtaria artistike është deklaruar, faturuar dhe mund të gjurmohet përmes sistemit bankar.

“Ditet e fundit, ne rrjetet sociale dhe ne media jane perhapur lajme per disa akuza te ngritura ndaj meje. akuzat lidhen me mungesen dhe pasaktesite ne dokumentacionin per te ardhurat e mia, te cilat jane verifikuar nga organet tatimore per periudhen 2023-2024”, shkruan ajo.

Këngëtarja kundërshtoi raportimet mediatike dhe paralajmëroi veprime ligjore:

“Deri me sot kam zgjedhur te hesht. Mjaft me perdorimin e emrit tim per klikime dhe perfitime. Ndaj kujtdo qe shpik ose perhap te paverteta per mua, do te veproj ne rruge ligjore. Do ta bej kete me qetesi dhe vendosmeri, ne mbrojtje te emrit dhe te dinjitetit tim.”

Myrtezaj tha se provat do t’ia paraqesë drejtësisë dhe se nuk do ta komentojë më publikisht çështjen.