Daut Haradinaj ka pretenduar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova se një gazetar ka darkuar në Dubai me persona që, sipas tij, kanë paguar dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së. Ai nuk përmendi emra.
“Nga armiqtë s’më mbetet hatri, ata kanë me punu gjithë jetën. Veç fakti që gjenden në lokal me njerëz që botërisht kanë ble njerëz me fol kundër Thaçit, çka lyp ai gazetar në tavolinë me ata njerëz.
Unë nuk po flas me emra, po njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nuk mundesh me shku aty, je shku në një lokal serb, te një ish-polic serb, ke darku me njerëz që kanë pagu dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe shokëve. Është habi.
Kjo AKI-ja e jona jo që të sheh, por të sheh mirë. Len shije të keqe, e pastaj vjen e shet mend si patriot. Është person publik”, ka deklaruar Haradinaj.