Leo Messi dhe Kristiano Ronaldo mund të luajnë për herë të parë në të njëjtën skuadër
gjatë ndeshjes së lamtumirës së Karlos Tevezit, të planifikuar më 20 dhjetor në “La Bombonera”.
Pjesëmarrja e Messit është konfirmuar, ndërsa Tevez ka lënë të kuptohet se edhe Ronaldo mund të jetë i pranishëm. Në ndeshje janë konfirmuar gjithashtu Rio Ferdinand, Serxho Aguero dhe Bufon.
Prania e Ronaldos dhe mundësia që dy yjet të luajnë në të njëjtën skuadër mbeten ende të pakonfirmuara.