Artjola Toska ka folur me humor në “Live me Luizin” për arsyen pse nuk ka organizuar dasmë për veten, megjithëse ka kënduar në dasmat e shumë shqiptarëve.
**Luiz Ejlli:** Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?
**Artjola Toska:** Nuk kisha data.
**Luiz Ejlli:** S’kishe data për të bërë dasmë? Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasëm, apo jo? S’do ta bëni?
**Artjola Toska:** Po jo mo çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm me një lidhje shumë solide.