Një test ADN-je ndryshon gjithçka/ Burri shqiptar mëson se nuk është babai biologjik i fëmijës 1-vjeçar

Ferik Myftari, nga Fieri, ka pretenduar në “Fiks Fare” se një test ADN-je tregon që ai nuk është babai biologjik i fëmijës 1-vjeçar që ka rritur me bashkëshorten, Enkeleda Myftarin. Ai e akuzon atë për tradhti, ndërsa çifti ndodhet në proces divorci.

Duke i treguar gazetares një banesë të shkatërruar, ku pretendon se ka ndodhur tradhtia, Feriku tha: “Ky është shalli që I kam blerë unë, dhe ja ku kanë qëndruar bashkë”.

Enkeleda ka dhënë një version tjetër, duke e përshkruar bashkëshortin si të papërgjegjshëm. Ajo mohon që fëmija të jetë i personit për të cilin dyshon Feriku.

Nëna e Ferikut ka treguar se, pavarësisht konfliktit mes çiftit, mbetet e lidhur emocionalisht me vogëlushin dhe ndien mall për të.

Feriku kërkon që fëmija të hiqet nga certifikata e tij familjare, duke pretenduar se përgjegjësinë duhet ta mbajnë nëna dhe babai biologjik.