Këndoi në dasmat e të tjerëve, por vetë nuk pati një dasmë/ Rrëfimi i papritur i Artjola Toskës

Artjola Toska ka folur me humor në “Live me Luizin” për arsyen pse nuk ka organizuar dasmë për veten, megjithëse ka kënduar në dasmat e shumë shqiptarëve.

**Luiz Ejlli:** Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?

**Artjola Toska:** Nuk kisha data.

**Luiz Ejlli:** S’kishe data për të bërë dasmë? Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasëm, apo jo? S’do ta bëni?

**Artjola Toska:** Po jo mo çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm me një lidhje shumë solide.