Një lajm i veçantë për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut ka miratuar më 19 nëntor 2026 një rezolutë që njeh zyrtarisht Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e shënuar 28 Nëntorin si datë përkujtimore vjetore në qytet.
Nisma u propozua nga Amanda C. Farías dhe u mbështet nga Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano. Rezoluta nderon shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në jetën e qytetit.
Sipas Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, mbi 100 mijë persona me origjinë shqiptare jetojnë në pesë distriktet e Nju Jorkut, kryesisht në Bronx dhe Staten Island. Prania shqiptare në qytet daton që nga fillimi i viteve 1920.