Biznesmeni gjendet i vrarë me duart e lidhura/ Si dyshohet se e gjeti gruan e tij me dy burra në shtëpi

Biznesmeni Fendai Karagjoz, 49 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Denizli të Turqisë, me duart e lidhura dhe shenja dhune. Sipas gazetës “Milliyet”, ai merrej me ndërtim dhe kishte një biznes mermeri.

Dyshohet se Karagjoz ishte kthyer më herët nga një udhëtim pune dhe kishte gjetur bashkëshorten, Asije Karagjoz, me dy burra. Pas një konflikti, dyshohet se dy burrat e kanë dhunuar dhe mbytur.

Policia u njoftua nga fqinjët që dëgjuan zhurma përleshjeje dhe hyri në banesë me ndihmën e një çelësabërësi. Bashkëshortja dhe dy burrat janë arrestuar. Efektivët ndërhynë gjithashtu për të penguar familjarët e viktimës të sulmonin njërin prej të dyshuarve.

Trupi është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërsa hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë. Motivi i vrasjes dhe roli i secilit prej të arrestuarve mbeten nën hetim.