“Jam në lidhje me një vajzë prej 4 vitesh”, Albi flet për romancën me vajzën shumë vite më të re: Vinte në punë e vr*rë nga…

Mbrëmjen e sotme, Vëllai i Madh iu ka dhënë mundësinë banorëve të njohin më shumë njëri-tjetrin, duke organisur një darkë të vecantë me tre banorë në total.

Albi, Elvisi dhe Olsi kanë qenë tre banorët që kanë treguar më shumë për veten e tyre, përmes disa pyetjeve të përgatitura nga Vëllai i Madh.

Ndër të tjera, Albi ka folur për partneren e tij, për të cilën është shprehur se ndihet shumë i dashuruar dhe gjithashtu ka treguar lidhja e tyre ka lindur krejt rastësisht, në ambjentet e punës.

“Pretendohet që në jetë të bësh çmendurira por po them se kjo e fundit që nisëm mund ta fus të gjithën në kontekstin e një çmendurie. Jam në lidhje me një vajzë prej gati thuajse 4 vitesh, kam qenë diskret, e kam ruajtur. Bashkëjetoj me të që në kohën e COVID-19, është Shkodrane e rritur këtu në Tiranë. Është një vajzë që vjen nga një familje e thjeshtë, e varfër ekonomikisht por shumë e pasur në shpirt, pa baba. Është shumë më e re se unë në moshë. Ka nisur shumë spontanisht në rrugën e baletit. Kemi të njëjtin profesion. Unë e kam thënë dhe në intervistë më përpara që unë jam i martuar me baletin”, tregon Albi.

Albi ka shtuar: “Vinte në punë e vrarë, nga rrethanat e familjes. E paveshur mirë, ndonjëherë edhe pa plotësimin e vakteve, sepse e shihja pasi aty në punë edhe hanim. Kjo më bëri të fokusohesha edhe më shumë”

“Një vajzë shumë këmbëngulëse por edhe shumë e bullizuar aty në punë. U fokusova shumë tek ajo dhe kështu lindën shkëndijat që kanë ardhur në mënyrë shumë të natyrshme”