‘Kam rrahur veten time me GRUSHTA sepse…’ Roza bën rrëfimin e ndjerë mes Iotësh për veten e saj, cfarë paska kaluar

Banorët kanë zbuluar sonte më shumë për veten dhe jetën e tyre.

Roza Lati mes lotësh ka treguar se njëherë në gjendje të rënduar psikologjike ka rrahur veten.

Banorja tregoi se kërkoi ndihmën e një mikeshe, por ajo nuk iu gjend pranë.

“Kam arritur në atë pikë që kam rrahur veten time. I bija kokës me grushta për një vendim që duhet të merrja, se unë kam logjikë shumë të fortë, për çdo gjë zgjedh logjikën.

E kam rrahur veten time shumë keq dhe pasi e rraha veten mora të vetmen shoqe në telefon që ma dinte hallin dhe me zërin e mekur nga lotët i thashë hajde se nuk jam mirë. Më tha ‘mua po më dhemb dhëmballa po a e more rrogën në televizion?’, se i kisha premtuar lekë. U ndjeva shumë vetëm, por u lyva, u zbukurova dhe dola piva atë natë. Nuk e lashë veten në gropë”, tha Roza.