Deputetja britanike i reagon ashpër ambasadori amerikan: Pse nuk e keni thënë ASNJË FJALË aspak për..

Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka reaguar ShBA’së për deklaratat e fundit, ku ambasadori Jeffrey Hovenier tha se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe se po nxitë tensione të panevojshme etnike.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë. Ai tha se këto veprime si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

Lishur me këtë deklaratë, Kearns, pyeti se ku është ekuilibri dhe se a është parë një deklaratë e tillë nga ShBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia.

“Ku është ekulibri? A kemi parë një deklaratë të tillë nga ShBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, ka shkruar tutje ajo.

Ai po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja është e shqetësuar për konfiskimin e dinarëve serbë dhe një veture që po barte mjetet për t’i shpërndarë pagesat nga Serbia.

“Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e Policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që e transportonte për të shpërndarë pagesat sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës të sigurojë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”.

Tutje, diplomati amerikan ka thënë se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi për të gjitha shqetësimet e qytetarëve, ndërsa ka shtuar se çështja e strukturave serbe duhet të përfshihet në dialog.