Pas fjalëve të Ilnisës për Riken, thumbon edhe vëllai i Ilnisës: “Rikja ka qejf të k… – VIDEO

Vëllai i Ilnisës ka qenë i ftuar sot në “Mos i bjer me Top” ku ka folur për lojën e motrës së tij brenda shtëpisë si dhe raportet me Meritonin.

Duke u ndalur te ofendimi i Ilnisës ndaj Rikes, ku tha “e ka kërcyer gjysma e rruzullit”,

vëllai i Ilnisës mendon se asaj i është bërë gjyq publik për këtë fjali, duke shtuar gjithashtu se ka dalë nga konteksti e duke shtuar një “thumb” për Riken.

“Me çfarë kam vënë re, Rikja ka qejf të kërcejë.

Ishte batutë, njerëzit nuk kanë pse e keqinterpretojnë këtë gjë.

Nëse unë do isha vëllai i Rikes dhe do të njihja motrën time, që në këtë rast do ishte Rikja, do ta përtypja dhe do qeshja.” – ka thënë vëllai i Ilnisës.