EKSKLUZlVE: Zbulohet ARSYEJA e largimit të Olsi Bylykut nga BB, ky diskutim e paska nxjerrë jashtë aktorin e humorit!

Largimi i papritur i Olsi Bylykut nga “Big Brother VIP”, nxiti mjaft kuriozitet te publiku.

Ai u eliminua mbrëmjen e së shtunës pas një nominimi që u hap për gjithë banorët.

Aktori u pa mjaft i habitur pasi u përmend emri i tij për t’u larguar nga shtëpia,

ndërsa deri më sot nuk ka ardhur ende një reagim prej tij. Madje ai nuk u paraqit as në “BBV Fan Club”.

Mirëpo ditën e sotme në rrjet po qarkullojnë aludime përsa i përket arsyes që solli eliminimin e tij.

Ndjekës të shumtë shkruajnë në rrjetet sociale se largimi i Olsit ka ardhur pasi në diskutime të ndryshme nëpër shtëpi,

ai ka reklamuar disa herë producentë dhe studio të ndryshme, diçka që nuk është e lejuar.

Dikush shprehet se e ka ndjekur programin përgjatë gjithë ditëve dhe e ka dëgjuar disa herë Olsin të reklamojë producentë e studio.

Në replikat mes komentuesve, ka dhe nga ata që shprehen se një tjetër arsye mund të jetë se nuk ka folur për të dashurën e re.