Pas lajmit se Fero u martua, reagon Arbenita: Po kërkoj burrë, dua që ai të jetë..

Ditën e djeshme u raportua se Fero është martuar. Pas deklaratave të shumta ku kërkonte rikthim me ish-bashkëshorten, Arbenitën, Fero ka vendosur të shohë përpara dhe martohet me një vajzë tjetër. Sipas gazetës Insajderi, Fero është martuar me një grua të re të besimit islam dhe për këtë arsye është larguar edhe nga rrjetet sociale.

Pas lajmit duket se një reagim ka ardhur edhe nga Arbenita, e cila ndodhet me pushime në Kolumbi. Nga atje modelja ka postuar një seri fotosh e videosh ku shfaqet në super formë dhe shkruan: “Rrugës duke kërkuar një burrë k riminel”.

Komenti i saj nuk është pritur dhe aq mirë nga një modele kolumbiane, e cila i ka kërkuar Arbenitës të respektojë vendin e saj.

“Çfarë komenti idiot. Respektoje vendin tim! Pak më shumë tru”, i komenton ajo Arbenitës, e cila ia kthen: “Mund ta shikosh që jam shumë e lumtur atje. Ishte shaka sepse jeta ime dashurore ka qenë e tmerrshme së fundmi”.