Pas debateve dhe përplasjeve të shumta përgjatë këtyre ditëve, të shoqëruara me epitete nga më të ndryshmet për njëri tjetrin si;
ushtar, hienë, gjarpër, apo edhe fjalë të ashpra si “s’je burrë”, “frikacak”,
Elvisi dhe Romeo kanë vendosur që mërinë ndaj Gracianos ta çojnë në stadin tjetër; ‘hakmarrje’.
Të hatërmbetur nga nominimi përmes Kutisë së Pandorës dhe Heidin me që nuk prish terezi,
çunat duket se e kanë marrë personale me Gracianon, duke thurur ‘aty për aty’ disa plane përgjatë natës
për t’i vënë nën zbatim ndaj balerinit, i cili ndodhej në gjumë.
Gjithçka ka startuar me dy banane të vendosura nga Elvisi mbi kokën e krevatit të Gracianos,
të cilat pas sheqerit ishin paramenduar si një surprizë speciale në mëngjes.