Alby flet për herë të parë pas daljes nga BBVK, vazja më bllokoi, unë nuk..

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby ishte e ftuar në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, ku foli për lojën e saj brenda shtëpisë.

Ajo qëndrimin brenda shtëpisë e ka konsideruar si një eksperiencë të paharrueshme. Më tutje Alby ka thënë se i rrinte në kokë vajza e saj dhe e bllokonte nga gjithçka që ndodhte në shtëpi.

“Ka qenë pjesa e fundit kur më erdhi vajza, ditën që iku nga shtëpia, e pash se si reagoi dhe ajo më ka bllokuar nga gjithçka, sikur ta disha që jam gati të dalë sepse më rrinte në kokë vajza ime dhe më bllokonte nga gjithçka tjetër që ndodhte rreth shtëpisë”, është shprehur ajo.