Rikja bën rrëfimin që befasoi të gjithë: E refuzova kampionin e botës, pastaj..

Rike Roçi, një nga banoret më të përfolura të Big Brother në një bashkëbisedim me vajzat, zbuloi se një futbollist i Francës e kishte ngacmuar, por e ajo e ka refuzuar.

“Më ndalon një tip zeshkan, si tip algjeriani ose marokeni dhe më kap nga krahu dhe thotë: Ej my wife (ej gruaja ime)! E shoh unë dhe them ej ma largoni erdhën truprojat dhe thonë lëre gocën se është për qejfin e vet. Nejse pas një jave mbaroj pushimet unë, ndez televizorin dhe shitja më e re e Lionit që ikën dhe luan tek Monako ishte ky djali. Në atë vit loz me Francën dhe bëhet kampion bote. Dhe unë thashë Rike ti je një budallaqe”, tregoi banorja.