Juli kërkon LARGIMIN e këtij banori nga Big Brother: E bëri dëmin, të iki tani! – DEL VIDEO

Aktori Juljan Deda, ka nënkuptuar se do jashtë shtëpisë së “Big Brothet VIP”, balerinin Graciano Tagani.

Teksa bisedonte e Gazin, Juli u shpreh se Graciano sipas tij duhet të ikë, ndërsa tha: “boll ndejti dy javë pushime, boll më Graciano”.

Ndër të tjera ai u shpreh se Graciano “e bëri dëmin, të iki tani”, duke ju referuar vendimit që balerini mori në spektaklin e së shtunës, ku pasi hapi “Kutinë Pandorës”, çoi në nominim Romeo Veshajn, Heidi Bacin dhe Elvis Myrtajn.

Nominimi u shoqërua me debate të shumta dhe revoltoi Romeon, i cili tashmë rrezikon të humbasë në loijë mikun e tij ose Heidin, me të cilën duket se po nis një romancë.