Vëllai i madh i ka vendosur banorët para një sfide ku ata nuk duhet të reagojnë në rast se dëgjojnë apo shohin diçka nga jashtë. Në një moment teksa Juli po qëndronte në dhomën e ndjenjes u dëgjua zëri i djalit të tij.
Sapo djali i thirri “O ba”, Juli ndaloi dhe mbushi sytë me lot i prekur.
Djali i tha Julit se është shumë krenar për të dhe se në familjen e tyre janë të gjithë mirë.
Juli nuk duhet të reagonte ndaj nuk foli fare dhe qëndroi i heshtur për disa minuta.
Më pas kur doli në oborr, aktori shpërtheu në lot teksa banorët që ndodheshin aty u përpoqën ta qetësonin.