Meritoni NDËRHYN në lidhjen Bardhi – Sara, ja çka e këshillon reperin

Meritoni dhe Bardhi kanë biseduar për situatën e këtij të fundit me Sarën. Dyshja kanë patur disa mosmarrëveshja që duket se kanë ndikuar në gjendjen emocionale të artistit. Meritoni e ka këshilluar që

ta njohë më mirë nëse ndjen për të dhe t’i sqarojnë gjërat mes tyre.

“Qetësohesh dhe analizon mirë çdo situatë që e keni patur bashkë. Ja bën një skaner nga fillimi në fund kohës që ke kaluar. Shikon, a të ka dashur prej vërteti, për çfarë të ka dashur, si kanë reaguar në situata, ku ke gabuar ti, ku ka gabuar ajo në moment që ti ja tregon të vërtetën si ka reaguar. Kur i bën të gjithë këto analiza del në një përfundim. Për shkak të kohës nëse ajo dhe ti jeni gjithmonë dakord, duhet t’ja jepni një mundësi njëri-tjetrit për t’u njohur më mirë, të kaloni kohë bashkë. Kur nuk ndihesh mirë dhe mendon se gjërat që bën i ka për një qëllim të caktuar dhe ka komplekse në ato çfarë i ke thënë atëherë vendos se çfarë do të bësh”, i thotë Meritoni.

Duket se ka funksionuar,pasi Bardhi ka arritur të flasë me Sarën dhe madje kjo e fundit para se të shtrihej ka puthur Meritonin si shenjë falenderimi për rolin e ndërmjetësit.