Zbardhet e vërteta e Iidhjes së Sarës me boksierin dhe NUK QENKA aspak siç u tha!

Sara Gjordeni ka sqaruar të vërtetën e lidhjes së saj me boksierin Jurgen Uldedaj.

Në Primen e të martës në BBV, ajo pati mundësinë të hapë Kutinë e Pandorës duke iu dhënë mundësia për të lexuar në internet

për dy minuta çfarë të donte ajo. Sara ka lexuar se shumica e lajmeve bëheshin për ish-partnerin e saj, ku ajo dha sqarimin në raport me të.

Ajo tha që nuk kanë bashkëjetuar asnjëherë dhe se nuk ka patur kurrë lidhje mbi lidhje

, pra lajmet “edhe Bardhin edhe Jurgenin” nuk janë të vërteta.

“Nuk kam patur asgjë me të. Nuk kam bashkëjetuar e nuk e kam lënë pezull jashtë. Dua ta sqaroj këtë”-ka thënë Sara.

Disa ditë më parë në shtëpinë e ‘BBV3’ ka hyrë një dron me foton e Jurgenit, ish-in e Sarës, ku shkruante: Kampion bote!

Në atë moment Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit: “E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.